
THIRRJE PËR TË RINJTË NGA SHQIPERIA!
QSNNN në kuadër të projektit DIGI-CORE organizon një trajnim 5-ditor për aftësi digjitale dhe angazhim qytetar në Fushë-Arrëz.
Nga data 4 deri më 8 prill 2025, një grup të rinjsh dhe aktivistësh nga Shqipëria do të kenë mundësinë të marrin pjesë në një trajnim intensiv mbi aftësitë digjitale dhe angazhimin qytetar. Ky trajnim synon të pajisë pjesëmarrësit me njohuri dhe mjete praktike për të përdorur platformat e-qeveritare, duke i ndihmuar të bëhen Ambasadorë Digjitalë në komunitetet e tyre.
Programi përfshin sesione interaktive mbi përdorimin e shërbimeve online të administratës publike, sigurinë kibernetike dhe komunikimin efektiv në hapësirën digjitale. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të ndajnë përvoja dhe të bashkëpunojnë me ekspertë të fushës, duke krijuar një rrjet të ri të qytetarëve të angazhuar për inovacion dhe transparencë.
Për të gjithë ata që dëshirojnë të marrin pjesë, akomodimi dhe shpenzimet e udhëtimit janë të mbuluara.
Afati i fundit për aplikim është nesër, më 1 prill 2025.
Për t’u regjistruar mund të dërgoni një email në: shoqata_qsnnn@hotmail.com
Granti zbatohet me mbështetjen e projektit rajonal “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlerat e Përbashkëta në Ballkanin Perëndimor” zbatuar nga Centar za promeno členi društva (CPCD) në partneritet me Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) dhe Qendrën për Kërkim dhe Politikëbërje (CRPM) dhe mbështetet financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme Norvegjeze (NMFA).
